Njeriu më i fortë në botë grushtohet pa rreshtur nga atleti më i përgatitur i rruzullit dhe nuk i lëvizë as qerpiku

Njeriu më i fortë në botë grushtohet pa rreshtur nga atleti më i përgatitur i rruzullit dhe nuk i lëvizë as qerpiku

Rod Edgley shpesh etiketohet si ‘njeriu më fit në botë’.

Ai mban shumë rekorde dhe merr pjesë në sfida që njerëzve normal u duken bizare, transmeton Periskopi.

Ai ka notuar 900 milja në kohë rekorde botërore dhe njëherë kompletoi një maratonë me një veturë 1,400 kilogramë të lidhur për trupi.

Sidoqoftë, Edgley mund të jetë përballur me sfidën më të vështirë deri tani. Të jetojë jetën e Eddie Hall për 24 orë.

Hall është një ‘strongman’ profesionist, i cili mban shumë tituj si njeriu më i fortë, përfshirë edhe titullin si njeriu më i fortë në botë të cilin e kishte fituar në vitin 2017.

Edgley përcolli secilin aktivitetet të ‘Bishës’ për çdo ditë, përfshirë programet brutale të stërvitjeve teksa konsumoi edhe ushqimin që e ha Hall; veç ushqimi duhet të ketë qenë sfidë në vete.

Kur Hall dhe Edgley shkuan në palestër, ata morën pjesë në disa ushtrime, por aktiviteti më i jashtëzakonshëm ishte ai kur Hall qëndroi me duart lart duke pranuar goditje në abdomenë nga disa njerëz.

Edgley u ngrit dhe goditi në mënyrë të përsëritur Hall dhe ai nuk po përmbahej, duke dërguar grusht pas grushti në stomakun e të fortit, megjithatë, nuk dukej sikur atij i bënte shumë përshtypje. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: