Njësia Speciale nis patrullimin në Gllogjan

Njësia Speciale  nis patrullimin në Gllogjan

Një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale me armë të gjata sapo kanë arritur në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Këta pjesëtarë janë në afërsi të vendit të ngjarjes, ku ndodhi sulmi i mbrëmshëm me armë ndaj një autobusi me udhëtuar, ku mbetën 3 persona të vrarë e 1 i plagosur rëndë.

Autobusi ndaj të cilit u krye sulmi vazhdon të rri në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, në fshatin Gllogjan.

Policia e Kosovës është duke patrulluar me qen.

Policia e Kosovës ka kryer ekzaminimet e nevojshme hetuese në autobus mbi këtë rast./kallxo.com/

 

Shpërndaje në: