Njësia Speciale “rrethon” objektin e Kuvendit, pas miratimit të projektligjit për pagën minimale

Njësia Speciale “rrethon” objektin e Kuvendit, pas miratimit të projektligjit për pagën minimale

Njësia Speciale e Kosovës  ka rrethuar oborrin e Kuvendit të Kosovës, pas votimit pro miratimit në parim të ligjit që përcakton pagën minimale, ku nuk u përfshinë veteranët e UÇK-së, e të cilët javën e kaluar protestuan para Kuvendit të Kosovës.

Veteranët kishin paralajmëruar protestë sërish nëse ky projektligj kalon sot në Kuvend.

Sipas raportimeve, numri i policëve në hollin e kuvendit raportohet të jetë shtuar.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se sot do kundërshtojnë me protesta projektligjin për pagën minimale, i cili nuk i përfshinë kategoritë e dala nga lufta.

Në një postim në Facebook, Klinaku ka thënë se në protestën e radhës do të ketë dalje masive, përcjell rtv dukagjinirtv dukagjini.

“Që të organizojmë protestë për nesër, është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që të dalim sa më masovikisht, dhe nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: