Njihet si “mbreti i frutave”, të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni një mango në ditë

Njihet si “mbreti i frutave”, të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni një mango në ditë

Mango njihet ndryshe si “mbreti i frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësore, me një shije dhe aromë unike. Mangot janë të mbushura plot me vitamina, minerale, dhe antioksidantë që garantojnë një shëndet të mirë. Për dhjetëra vite me radhë janë përdorur për të qetësuar dhimbjet e stomakut, falë një enzime çudibërëse në përmbajtjen e tyre.

Mango është e pasur me fibër. Kjo do të thotë që nëse konsumoni të paktën një mango në ditë atëherë është e sigurt që nuk do të vuani nga konstipacioni dhe problemet me tretjen. Studime të shumta kanë treguar që fibra ka efekt të mirë në eliminimin e një sërë sëmundjeve kancerogjene dhe të zemrës.AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me disa nga përfitimet e mangos, së bashku me disa mënyra të thjeshta për të shijuar këtë frut ekzotik.

Mund t’ju mbrojë nga qelizat tumoriale
Ky frut përmban lloje të ndryshme polifenolesh, të cilat kanë veti antioksiduese.

Kjo gjë mbron qelizat nga dëmtimi, i cili mund të shkaktojë sëmundje si diabeti i tipit 2 dhe kanceri.

Forcon sistemin imunitar
Vetëm një filxhan me mango, përmban rreth një të katërtën e vlerës ditore për vitaminë A, një lëndë ushqyese thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë A, ju mund të ekspozoheni më lehtë ndaj infeksioneve.

Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve
Vitamina A është thelbësore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e llojeve të shumta të indeve epiteliale, duke përfshirë lëkurën, flokët dhe gjëndrat dhjamore.

Këto të fundit, të cilat janë të bashkangjitura në gjëndrat e flokëve, ndihmojnë për të pasur flokë sa më të shëndetshëm.

Ndërsa vitamina C tek mango, është e nevojshme për të prodhuar kolagjenin. Një lloj indi që i jep lëkurës elasticitet dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave.

Mund të lehtësojë kapsllëkun
Në një studim mbi njerëzit me kapsllëk kronik, u vu re se konsumi i mangos dha rezultate të menjëhershme.

Megjithatë ato mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje, veçanërisht tek ata me sindromën e zorrës së irrituar.

Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak
Edhe pse Mango është një frut që përmban sheqer, mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak.

Studiuesit mendojnë se përbërësit bioaktivë tek ky frut, si përshembull antioksidantët, mund të jenë një nga arsyet.

Ndihmon shëndetin e syve
Antioksidantët e shumtë që gjenden tek ky frut ekzotik, ndihmojnë sytë tuaj në disa mënyra.

Ato mbrojnë retinën e syve, rrisin diapazonin dhe kontrastin vizual dhe zvogëlojnë kohën që ju duhen syve për tu rikuperuar nga stresi i dritave të forta.

Gjithashtu mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme të diellit dhe luftojnë ose ngadalësojnë përparimin e kataraktit dhe degjenerimin makular.

Si të konsumoni më shumë mango?
Për fat të mirë, ky frut është i lehtë për t’u përfshirë në çdo vakt.

Për shembull, ju mund ta shtoni mangon në sanduiçin tuaj me avokado, ta shtoni në kos, ta shoqëroni në tavën e peshkut, në sallatë ose salcë.

Shpërndaje në: