Njihuni me 87-vjeçarin që erdhi nga Tropoja që të shihte rrënimin e murit në Mitrovicë (Foto)
Ai është Qazim Uka nga Tropoja, dhe ka thënë: “Unë kam ardhë prej Tropojës për ta parë nga afër largimin e murit”.
Uka ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe për të, ndërtimi i këtij muri është bërë në mënyrë qesharake.
“Ndërtimi i murit është bërë në mënyrë qesharake, vetë e kanë ndërtu e vetë po e largojnë”, ka thënë Uka, i cili ka shtuar se “Kosova ka qenë e pavarur dhe është e pavarur. Ia ka dhanë pavarësinë Komandant Adem Jashari”, përcjell “zëri.info”.





