Njihuni me gjyshin më ”cool” në rrjetet sociale

Njihuni me gjyshin më ”cool” në rrjetet sociale

Një nip ka kthyer gjyshin e tij në një yll të internetit pasi ai ndihmoi 84-vjeçarin të rinovojë veshjet e tij me rrobat të reja dhe aksesorë.

Gjyshi Tetsuya, 84 vjeçar, mori një vizitë nga nipi i tij Naoya Kudo për një javë në shtëpinë e tij në Prefekturën e Akitës në Japoni. Gjatë vizitës, Naoja vendosi të fotografonte gjyshin e tij në rroba që ai solli nga qyteti.

Këto fotografi ai i publikojë në Instagram, ku ai u lavdërua dhe mori shumë komente pozitive se si Tetsuya duket aq modern dhe me stil në ato rroba.

Nipi i tij, Naoya zbuloi se si ishte hera e parë që ai po kthehej në qytetin e tij pas një kohe të gjatë.

Nipi është krenar për stilin e tij, kështu që ai mendonte se do të ishte kënaqësi që këtë pasion ta ndante me gjyshin e tij gjatë vizitës atje.

“Ai ishte me të vërtetë entuziast për këtë,” tha Naoja për Bored Panda. “Ai sugjeroi vendet për të realizuar fotot dhe gjithçka”

Fotografitë tregojnë Tetsuya duke modeluar në një sërë rrobash.Tetsuya nuk është në rrjetet sociale, por nipi i tij zbuloi se ai është i vetëdijshëm për famën që ka në Instagram.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

Shpërndaje në: