Njihuni me kosovarin 15-vjeçar për të cilin po luftojnë Juventusi, BVB dhe Parma: Kontratë 3-vjeçare me Nike

Njihuni me kosovarin 15-vjeçar për të cilin po luftojnë Juventusi, BVB dhe Parma: Kontratë 3-vjeçare me Nike

Vit pas viti në skenën evropiane po shfaqen talentë premtues kosovarë të futbollit, të cilët po e shfrytëzojnë në maksimum avantazhin e të lindurit në një vend të zhvilluar të Kontinentit të Vjetër, ku i ofrohen të gjitha mundësitë për të zhvilluar aftësitë dhe talentin.

Një prej tyre është edhe Gentian Lajqi, i cili është me prejardhje kosovar, por i lindur rritur në Helsingborg të Suedisë, shkruan Periskopi.

Lajqi në aksion me Mlamon (me numër 17, golashënuesi).

Lajqi është 15-vjeçar dhe qysh tani ka arritur të tërheqë vëmendjen e disa prej klubeve më prestigjioze evropiane, siç janë Borussia Dortmundi dhe Juventusi, poashtu edhe Parma.

Ai i është bashkuar akademisë së famshme të Malmos, prej ku kanë dalur futbollistë si Zlatan Ibrahimovic, në moshën 6-vjeçare dhe që nga atëherë ai asnjëherë më nuk ka shikuar prapa.

Gentiani aktualisht ka kontratë me Malmon, por ambiciet e tij janë të veshë fanellën e një skuadreje gjigante evropiane dhe duket se është në rrugë të mirë ta bëjë këtë.

Kjo pasi ai së fundmi ka vizituar akademinë e Juventusit, me ftesë të ‘Zonjës së Vjetër’, teksa në të ardhmen e afërt pritet që ai të nënshkruajë kontratë me biankonerët.

Veç kësaj, gjiganti botëror i veshmbathjeve ‘Nike’ ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare sponsorisuese me të.

Përndryshe, ai luan në pozitën e sulmuesit dhe është një që ia vlen të mbajmë njërin sy në të si një prej atyre më premtuesve për të ardhmen. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: