Njihuni me lojtarin e Bundesligës që ka alergji barin e fushës së futbollit

Njihuni me lojtarin e Bundesligës që ka alergji barin e fushës së futbollit

Alergjitë mes njerëzve janë diçka komune, por alergjia nga e cila vuan ky futbollist është mjaft specifike dhe e habitshme njëkohësisht.

Mbrojtësi i Aintrahtit të Frankurtit në Gjermani, Dani da Kosta ka një alergji… nga bari

Në një prononcim për Bild, lojtari i Bundesligës thotë se i duhet të marrë masa kur luan futboll që të mos preket nga kruarjet që i shkakton kontakti me barin në fushë.

Da Kosta tregon: “Sa herë që bie në tok dhe kam kontakt me barin, menjëherë lëkura më irritohet dhe më kruhet. Për të qenë sa më i mbrojtur, vesh gjithmonë një uniformë me mëngë të gjata poshtë fanellës. Në këmbë, kruarjet janë më të durueshme, për fat të mirë, se sa në pjesën e tjera të trupit”.

 

Shpërndaje në: