Njihuni me supertalentin 16-vjeçar, Loui Barry të cilin Barcelona e ka transferuar nga West Bromwich Albion

Njihuni me supertalentin 16-vjeçar, Loui Barry të cilin Barcelona e ka transferuar nga West Bromwich Albion

Imagjinoni të jeni 16-vjeçar dhe një vit të luani në akademinë e West Bromit dhe pastaj të luani për Barcelonën në tjetrin.

Epo, kjo saktësisht i ka ndodhur sulmuesit të ri Loui Barry.

I riu kompletoi transferimin te gjiganti spanjoll me një marrëveshje tri-vjeçare dhe është aktivizuar menjëherë me grupmoshat U19, transmeton Periskopi.

West Bromi, në anën tjetër, do të marrë 250,000 euro kompensim.

West Bromwich Albion v Middlesbrough - Premier League

Është sigurisht transferim ëndrrash për të riun i cili ka gjasa të shëndrrohet në superyll në të ardhmen.

Por kush është Loui Barry?

16-vjeçari Barry pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar duke u ngritur nëpër grupmosha te West Bromi, pasi i ishte bashkuar klubit në moshë 6-vjeçare.

Ai u largua nga “Baggies” javën e kaluar, derisa Paris Saint-Germaini dhe Leipzigu ishin dy klubet e tjera që po interesoheshin për të.

Sidoqoftë, West Bromi vendosi ta mbante duke i ofruar kontratë të re, sipas “Express”.

Por kur Barcelona bëri kontaktin, si zakonisht, pati vetëm një përfundim.

Barry gjithashtu përfaqësoi Anglinë në grupmoshat U16.

Shikoni aftësitë e tij në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: