Njihuni me yllin kosovar që po shkëlqen në Gjermani – ka refuzuar Shqipërinë pasi dëshiron të luajë për ‘Dardanët’

Njihuni me yllin kosovar që po shkëlqen në Gjermani – ka refuzuar Shqipërinë pasi dëshiron të luajë për ‘Dardanët’

Agon Beqiri, 18 vjeçari nga Ferizaj është duke u rritur si futbollist te klubi gjerman Sc Verl dhe këtë edicion ka shkëlqyer duke u shpallur golashënuasi më i mirë tek grupmoshat U-19

Agon Beqiri është vetëm një nga talentët e shumtë kosovarë që karrierën e zhvillojnë në Evropë, raporton Periskopi.

18 vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me Sc Verl U-19, derisa ka marrë ftesë edhe nga skuadra e parë tani, edhe pse gjatë verës ai mund të kalojë në ndonjë klub më të madhe pasi disa skuadra të njohura gjermane janë të interesuara për shërbimet e tij.

Beqiri është qendër-sulmues dhe është shpallur golashënuesi më i mirë me 16 gola. Ai i ka shënuar edhe ndaj gjigantëve si Schalke 04 e Dortmund.

Për yllin nga Ferizaji është interesuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë, por është vetë futbollist që ka shprehur haptazi dëshirën e tij për të përfaqësuar Kosovën.

Në një prononcim për Periskopin, ai kë treguar ambiciet e tij për të ardhmen, dëshirën e madhe që ta veshë fanellën e Kosovës si dhe klubin e ëndrrave.

Beqiri ka filluar të merret me futboll në moshën 10 vjeçare fillimisht te FC Stukenbrock për të kaluar më pas te Sc Verl.

“Karrierën e kam filluar te FC Stukenbrock në moshën 10 vjeçare, si fëmijë gjithmonë e kam dashur futbollin dhe ëndrra ime është që një ditë të luaj për Bayern Munich,” ka thënë Beqiri për Periskopin.

Tutje talenti nga Ferizaj tregon se ka pasur ofertë nga Kombëtarja e Shqipërisë, por ai po pret për një ftesë nga Kosova, pasi thotë se dëshiron ta veshë fanellën më të bukur në botë, atë të Dardanëve.

“Kam pasur ftesë nga Shqipëria, gjë të cilën e vlerësoj shumë, por unë dua që të luaj për vendin ku kam lindur, për Kosovën. Për mua është një ëndërr që ta reprezentoj popullin tim dhe ta veshë fanellën më të bukur në botë. Kurdo që do të vije ndonjë ftesë nga Kosova do ta pres me kënaqsi,” përfundoi Beqiri. /Periskopi/

Shpërndaje në: