Njihuni me Sead Kolasinac, futbollistin e ardhshëm të Arsenalit
Me të ardhur në Arsenal, Sead Kolasinac do të përshtatej në mënyrë perfekte në formacionin e Arsenalit 3-4-3.
Kush është Sead Kolasinac?

Kolasinac është 23 vjeçar nga Bosnja i vili luan në Schalke 04. Pas aventurave në Hoffenheim dhe Sttutgart si i ri, Kolasinac kaloi në Schalke në vitin 2011. Nuk kaloi shumë kohë kur ai siguroj vend në 11-she. I paprekshëm në formacionin startues të Schalkes që nga mosha 18 vjeçare, Kolasinac bëri progres të madh gjatë viteve gjë që ia mundësoi të paraqitet 18 herë për kombëtaren e Bosnjës.
Në çfarë pozite luan?

Karrierën e nisi si qendërmbrojtës, mirëpo me kalimin e viteve u stabilizua në krahun e majtë të mbrojtjes. Gjatë disa takimeve në Schalke, ka luajtur edhe më i avansuar gjë e cila e ka shtyrë Wenger-in ta kërkoj me ngulm futbollistin nga Bosnja.
Ku qëndron ai në raport me Montreal-in dhe Gibbs-in?

Në ofanzivë vërhet qartë që Kolasinac është më produktiv, me 3 gola dhe 4 asista në Bundesligë. Gjithashtu ka më shumë shanse të krijuara dhe driblime. Kolasinac lë për të dëshiruar në pasime të sakta, mirëpo vet fakti që ai vazhdimisht tenton të pentrojë në sulm, një gjë e tillë është e kuptueshme.

Në repartin defanziv, Kolasinac nuk i afrohet Montrealit por vlen të theksohet që ne Schalke ai ka luajtur në një rol më ofanziv duke mos u ngarkuar aq shumë me detyra në repartin e mbrojtjes.
Mbetet të shihet se sa do të përshtatet në të dy repartet në formacionin e Arsenalit mirëpo shenjat e para duken premtuese për të riun nga Bosnja.



