Njoftim i rëndësishëm nga FFK për fansat që do ta shikojnë në ‘Fadil Vokrri’ ndeshjen Kosovë-Spanjë

Njoftim i rëndësishëm nga FFK për fansat që do ta shikojnë në ‘Fadil Vokrri’ ndeshjen Kosovë-Spanjë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar fansat që posedojnë bileta që t’i ruajnë ato për lëvizje të lirë gjatë orës policore sonte.

Gjithashtu kanë njoftuar të gjithë ata që e shfrytëzojnë parkingun prapa Pallatit të Rinisë që pagesën e parkingut mund ta bëjnë edhe gjatë hyrjes, me qëllim që të shmanget grumbullimi dhe tollovia e tepërt e veturave tek pjesa e pagesës pas përfundimit të ndeshjes.

Kujtojmë që ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.

 

Shpërndaje në: