Njoftim për përdoruesit e Facebook-ut: Mos e hapni mesazhin e rremë

Njoftim për përdoruesit e Facebook-ut: Mos e hapni mesazhin e rremë

Një mesazh që po qarkullon në Facebook e që pretendon se të dhënat personale do të bëhen publike prej nesër është i rremë.

Mesazhi thotë se afati po afron e që do t’i bëj të gjitha “gjërat që keni postuar… publike prej nesër”, përcjell në shqip Periskopi.

Nuk ekziston kurrfarë afati i tillë e prandaj mesazhi është i rremë dhe provon të përhapë dezinformata.

Platforma sociale e Mark Zuckerbergut lëshoi një deklaratë në atë kohë ku mohonte diçka të tillë.

Aty thuhej: “Është një thashetheme që po qarkullon e që thotë se Facebook-u po bën një ndryshim për pronësinë e të dhënave të përdoruesve të përmbajtjeve të postuara në sajt. Është lajm i rremë.” /Periskopi

Shpërndaje në: