Njoftimi i rrezikut për sulm terrorist në Kosovë, flet Policia

Njoftimi i rrezikut për sulm terrorist në Kosovë, flet Policia

Që nga dita e djeshme u raportua në media për një alarm të ngritur nga misionet e huaja në Kosovë, e që flasin për një sulm të mundshëm terrorist në Kosovë, deri në fund të nëntorit.

“Kemi marrë informatë që një ekstremist i vetëm mund të planifikojë një sulm terrorist në një nga qendrat tregtare në rajonin ku gjendet misionit. Policia lokale po e monitoron të dyshuarin. Për të qenë të sigurt, të gjithë punonjësit e misionit këshillohen të evitojnë qendrat tregtare”, thuhet ”, thuhet në njoftimin e misionit për punëtorët e tij.

Lidhur me këtëm Policia e Kosovës ka deklaruar se ajo ndërmerr masat në interes të ruajtjes së sigurisë publike, varësisht nga natyra e informacionit.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton ç’do informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, thonë nga policia..

Shpërndaje në: