Njofton Borrelli: Escobar dhe Lajçak të hënën vijnë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell, ka konfirmuar se emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar të hënën e 31 janarit vizitojnë Kosovën.

Kryediplomati evropian bëri me dije se Lajçak dhe Escobar një ditë pas vizitës në Kosovë do të shkojnë në Serbi.

Këtë Borrell e tha në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit që e kishin në Bruksel.