Njohësi i çësh. të sigurisë tregon a duhet të frikësohemi nga lëvizjet e ushtrisë serbe

Njohësi i çësh. të sigurisë tregon a duhet të frikësohemi nga lëvizjet e ushtrisë serbe

Serbët në veri të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak në kufirin Kosovë-Serbi, duke kundërshtuar kështu vendosjen e reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë.

Autoritetet e larta të Serbisë paralajmëruan kundërpërgjigje, siҫ tha presidenti Aleksandër Vuҫiq “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”. Bile, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u duk se nisi edhe ushtrinë në drejtim të kufirit me Kosovën.

Mirëpo, kjo lëvizje e Vuçiqit me ushtri, nga njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, po duket manovër e zakonshme e tij për konsum të brendshëm dhe veprimet e tij janë skenarë që përdoren vazhdimisht nga ai.

“Ajo ka qenë e pritur, avazi i vjetër i regjimit të Vuçiqit, ku ai çdoherë për me tensionu situatën edhe pse kjo fare s’ka të bëj që po kujdesët për dikë, por ky e ka më tepër për çështje të konsumit të brendshëm në Serbi se tregon që po përkujdeset për komunitetin serb në Kosovë, por edhe i bëjë me dije BE që të shtojnë presionin ndaj Kosovës; mirëpo ai e din deri ku është kufiri me i lëviz trupat atje dhe kishe për hirë të paqes, qysh e din ai retorikën e tij”, ka thënë Ibishi.

Ai në një prononcim për Periskopin, ka thënë se nuk beson se mund të ketë eskalim të situatës në Veri të vendit, mirëpo bëri thirrje ndaj Qeverisë Kurti që të jenë të vëmendshëm.

“Janë skenarë të tij dhe nuk besoj për një konflikt, por Vuçiqi do të provojë me gjitha mjetet e tij që ta ngritë, ta tensionojë situatën, ku kjo me trupa është një fromë e tij, siç i dijmë edhe manovrat e tij. Unë nuk e shoh situatën që mundet me eskalu diçka mirëpo duhet me qenë të vëmendshëm edhe në këtë situatë të mos lëshojmë pe dhe Qeveria e Kosovës duhet të jetë konsistente, pavarësisht tensioneve artificiale të Serbisë që po thotë se kinse po kufizohet lira lëvizjes.”, u shpreh Ibishi.

Tutje ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëj presion ndaj Serbisë dhe jo ndaj Kosovës.

Ndërkohë, në veri të vendit situata është e qetë edhe pse banorët serbë po vazhdojnë të protestojnë për masën e reciprociteti për targa.

Ndryshe, masa e reciprocitetit për targa u vendos gjatë ditës së djeshme nga Qeveria e Kosovës.

Kujtojmë që çështja e targave të veturave ishte e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Periskopi/

 

Shpërndaje në: