Noizy i përgatit darkë Dafina Zeqirit, kalojnë mbrëmjen bashkë (Foto)

Noizy i përgatit darkë Dafina Zeqirit, kalojnë mbrëmjen bashkë (Foto)

Dafina Zeqiri dhe Noizy duket se janë më të afërt se asnjëherë.

Dyshja, pas konfirmimit në njëfarë mënyre të bashkëpunimit të tyre, tani duket se po kalojnë edhe kohë bashkë.

Në disa postime në Instagram, shihet se Dafina ka qenë e ftuara e reperit për një darkë të cilën duket se e ka përgatitur ai vetë.

E më pas ata kanë publikuar një fotografi të njëjtë, ku shihen atletet e tyre dhe dorae Dafinës me tatu.

Ata më pas duket se kanë vazhduar në studio, për të punuar deri në orët e vona.

Shpërndaje në: