Noizy tallet me Encën, vjen reagimi i saj (Foto)

Noizy tallet me Encën, vjen reagimi i saj (Foto)

Ka kaluar vetëm pak kohë që nga “diss-i” i bujshëm që Noizy i bëri Encës në mes të koncertit në sheshin Skënderbej.

Reperi përsëriti disa herë fjalët “Enca na vjen nga mbrapa” gjatë këngës “Bow down” shoqëruar nga batuta e mikut të tij, Varrosit, i cili me shaka i thoshte se Enca ishte te 15 katëshi me snajper në dorë.

Por ndryshe nga fantazia e Varrosit, Enca ka vendosur të “gjuajë” nga Instagrami. “Vogëlushi përgjërohet për vëmendje përsëri” , ka qenë dissi në të cilën këngëtarja shkel syrin në shenjë ironie ndaj gjestit të kolegut.

Një sagë që duket se s’ka të mbaruar kjo e tyre që sipas gjasave premton shumë në vijim dhe si e tillë meriton vëmendje.

Shpërndaje në: