Nol Nushi i PSD-së: Sa më të mëdha çmimet, aq më të mëdha protestat

Nol Nushi i PSD-së: Sa më të mëdha çmimet, aq më të mëdha protestat

Ka nisur marshi protestues i organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër shtrenjtimit të rrymës.

“Krejt rroga në rrymë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Me popullin dhe me rrymë nuk luhet”, janë pankartat që mbajnë protestuesit.

Ata e kanë quajtur gënjeshtar kryeministrin Albin Kurti, ndërsa kanë borhoritur “poshtë qeveria Kurti”.

Nol Nushi i PSD-së tha se protestat do të vazhdojnë.

“Sa më të mëdha çmimet, aq më të mëdha protestat”, tha Nushi.

Ai ka ftuar më pas qytetarët të marshojnë drejt qeverisë.

Shpërndaje në: