Non Grata në veturën e Trendafilovas: Fotografitë e rënda nga arrestimi i aktivistëve të PSD-së (+18)

Non Grata në veturën e Trendafilovas: Fotografitë e rënda nga arrestimi i aktivistëve të PSD-së (+18)

PSD ka publikuar fotografitë e arrestimit të aktivistëve të saj në aksionin e sotëm kundër Gjykatës Speciale, me rastin e një eventi ku prezente ishte kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova.

Në këto foto shihet znj. Natyra Kuqi e shtrirë që bën përpjekje t’i rezistojë arrestimit nga zyrtarët policorë të Kosovës.

Po ashtu, shihet aktivistja tjetër, Teutë Rrusta që i shkruan një veture “Non Grata” që besohet se përdoret nga znj. Trendafilova, përcjell Periskopi.

Fotografitë më të rënda janë ato të Molliqajt, kryetarit të PSD-së, të cilit i duket balli i gjakosur.

 

Shpërndaje në: