Nora ndan imazhe joshëse nga prapaskenat e klipit “Dy zemra”

Periskopi.com Showbiz

Nora sjell pamje të reja nga prapaskenat e klipit të fundit.

Nora Istrefi dhe Butrint Imeri dy ditë më parë publikuan duetin e shumëpritur “Dy zemra”, shkruan lajmi.net.

Kësaj kënge, e cila po pritet shumë mirë nga publiku dhe ka marrë 1.4 milionë klikime, dyshja ia shoqëruan edhe videoklipin.

Në klipin e “Dy zemra” u komentua shumë dukja e Norës, e cila edhe kësaj radhe vjen tërheqëse në secilën skenë.

Së fundi, ajo ka postuar disa fotografi dhe video, të realizuara në prapaskenat e klipit, ku shfaqet atraktive dhe mori komente të shumta nga ndjekësit.

“Tash i madh o shtrati, po ma i madh inati 🎼🎬 @butrint_official“, është mbishkrimi që ia la atyre imazheve.

Shpërndaje në: