Norvegjia, Danimarka dhe Islanda sigurojnë Finlandën e Suedinë: Ju mbrojmë nëse sulmoheni

Norvegjia, Danimarka dhe Islanda sigurojnë Finlandën e Suedinë: Ju mbrojmë nëse sulmoheni

Norvegjia, Danimarka dhe Islanda kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke ia ofruar mbështetjen e tyre Finlandës dhe Suedisë në rast se dy shtetet skandinave sulmohen gjatë aplikimit të tyre për në NATO, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

“Së bashku me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia është e gatshme t’i ndihmojë fqinjët e saj skandinavë me të gjitha masat e nevojshme në rast se bëhen viktimë e agresionit në territorin e tyre para anëtarësimit në NATO”, tha kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere.

Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ai nuk ka probleme me Finlandën dhe Suedinë, por që rritja e infrastrukturës ushtarake në territorin e tyre do të nxiste reagimin e Moskës. /Periskopi/

Shpërndaje në: