Notat e lojtarëve Çeki-Kosovë: E pabesueshme se cili ishte lojtari më i dobët

Notat e lojtarëve Çeki-Kosovë: E pabesueshme se cili ishte lojtari më i dobët

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në ‘Doosan Arena’, shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, ‘SofaScore’ ka publikuar notat e futbollistëve të paraqitur sonte në fushën e ‘Doosan Arena’.

Image

Futbollisti më i vlerësuar sonte ishte Alex Kral me notën 8.7.

Kurse, lojtarëve më pak i vlerësuar sonte ishte Bersant Celina i Kosovës dhe Jan Boril i Çekisë me notat 6.2.

Image

Kështu, Kosova numëron dy humbje, dy barazime dhe tri fitore pas shtatë ndeshjeve eliminatore në ‘Euro 2020’.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndrra për kualifikim në ‘Euro’ përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia.

Shpërndaje në: