Novak Djokovic ishte totalisht i shkatërruar pas finales së US Open, ëndrrat e serbit për histori nuk realizohet

Novak Djokovic ishte totalisht i shkatërruar pas finales së US Open, ëndrrat e serbit për histori nuk realizohet

Triumfi historik i Novak Djokovic u shkatërrua, së bashku me reketin e tij.

Serbi, numri 1 i botës, ishte në kërkim të triumfit të 21-të në karrierë, për t’u bërë tenisti i parë që nga legjenda Rod Laver më 1969, që fiton të gjitha katër Grand Slams brenda një viti, transmeton Periskopi.

Por brilanca e Danil Medvedevit dhuroi një rezultat sensacional.

Rusi fitoi 6-4, 6-4, 6-4 brenda dy orëve e 16 minutave dhe atë me plot meritë.

Në fund, Djokovic u desh t’i mbante lotët. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: