Nuhiu pasi Drita demoloi Dukagjinin: Ishte me meritë, nuk është e lehtë të mposhtësh me këtë rezultat Dukagjinin

Nuhiu pasi Drita demoloi Dukagjinin: Ishte me meritë, nuk është e lehtë të mposhtësh me këtë rezultat Dukagjinin

FC Drita ka mposhtur KF Dukagjinin me rezultat 4:0, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të BKT Superligës të Kosovës. Golat e fitores për skuadrën e trajnerit Ardian Nuhiu, i shënuan Arbnor Muja, i cili shënoi dy herë, Ilir Blakçori dhe Ardit Tahiri nga një gol, shkruan Insporti.com.

Pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport 1” trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu deklaroi se nuk është lehtë të fitosh kundër një skuadre si Dukagjini me katër gola, por që futbollistët e tij treguan karakter në këtë ndeshje.

‘Ishte e rëndësishme të kthehemi. Djemtë treguan karakter. Rruga vazhdon. Kemi edhe pengesa gjatë rrugës. Më gëzon fakti se si fituam. Të fitojmë kaq thellë kundër Dukagjinit nuk është e lehtë. Përveç që më gëzon fakti për fitore, më gëzon që nuk e lejuam kundërshtarin të na rrezikojë. Ishte fitore e merituar. Çdo futbollist që kemi është i rëndësishëm për ekipin. Arbnori ka pasur lëndim dhe tani e kemi një armë shtesë. Por, të gjithë janë të rëndësishëm për ekipin. Vazhdojmë kështu”.

Drita tani me këtë fitore renditet në pozitën e dytë me 28 pikë pas 15 xhirove të zhvilluara, dy më pak se sa lideri Ballkani që ka 30 pikë.

Ndërsa, skuadra e trajnerit Armend Dallkut mbetet në pozitën e parafundit me 16 pikë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Selami Osmani, BEZI”, në Gjilan.

Shpërndaje në: