Nuk arriti të mbrojë as portën e as shtëpinë: Hajnat e ‘talentuar’ plaçkisin shtëpinë e Sirigut

Nuk arriti të mbrojë as portën e as shtëpinë: Hajnat e ‘talentuar’ plaçkisin shtëpinë e Sirigut

Një fundjavë për t’u harruar shpejt. Për Salvatore Sirigu nuk mjaftuan 3 golat e pësuar në Olimpico nga Lazio në ndeshjen jashtë fushe të premten e kaluar: pikërisht në kohën kur numri një i kuqebluve ishte i impenjuar me mbrojtjen e portës së Genoas kundër Elseid Hysajt dhe shokëve të tij të skuadrës, një bandë hajdutësh plaçkitën shtëpinë e tij në lagjen Albaro, në Genova, duke hyrë nga një dritare.

“Akrobatët”, tashmë të njohur në kryeqendrën ligure për dhjetëra goditjet që kanë kryer, duke ndjekur gjithmonë të njëjtin skenar (ngjiten në tubacionet e jashtme dhe më pas forcojnë dritaret dhe dyert), i kanë grabitur objekte të ndryshme prej argjendi dhe ari, duke përfshirë unazat dhe byzylykët, duke ikur pa lënë asnjë gjurmë. Sapo ra alarmi, në vendngjarje ka shkuar menjëherë një ekip policor dhe hetues nga seksioni i grabitjes së bashku me disa agjentë specialë, që në fakt vetëm se kanë mundur të konstatojnë grabitjen.

Një fundjavë e mallkuar, përsa i përket vjedhjeve, për disa lojtarë: pas Ounas, i kërcënuar dhe grabitur me armë drejtuar në kokë në Posillipo, dhe Di Natale (i grabitur edhe brenda vilës së tij në Empoli), i ka takuar portierit të Grifonëve dhe Kombëtares italiane.

Shpërndaje në: