“Nuk bëhet shaka me depresionin”, pse u përlot Fifi nga diskutimi me djemtë e shtëpisë

“Nuk bëhet shaka me depresionin”, pse u përlot Fifi nga diskutimi me djemtë e shtëpisë

Këngëtarja e njohur, Fifi, që tashmë njihet edhe si banorja e Big Brother VIP mbetet ndër personazhet më të komentuara brenda shtëpisë së famshme.

Por, krahas kësaj, Fifi që nga hyrja në shtëpi ka treguar një ndryshim të shpeshtë humori dhe tejet emocionale, ndërkohë ajo ka deklaruar se ka vuajtur nga depresioni dhe ankthi prej vitesh.

Një situatë e tillë ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar ( e enjte), kur në debat e sipër Donald Veshaj tregoi për planin që kishte bërë me aktoren, Arjola Demiri, për t’i trembur banorët kinse ajo po përjeton një sulm ankthi.

Megjithëse ky plan dështoi, pasi atë kohë, Arjola kishte përjetuar një makth në realitet, dhe kjo bëri që Donaldi të mos vazhdonte tutje me lojën.

Kjo gjë e ka acaruar Fifin e cila u largu nga debati duke qarë, dhe ua rikujtoje banorëve që ajo kishte vuajtur nga një gjë e tillë.

Edhe sot (e premte), në një diskutim me Sabianin, këngëtarja tha se nuk bëhet shaka me depresionin

“Unë kam vuajt me depresioni  gjashtë vite, i kam rënë vetes me tenxhere, me tigan, kam pas probleme, kam pirë ilaçe për qetësim, edhe po të njëjtën natë ata kanë menduar të bëjnë një lojë të tillë, nuk është shkak kjo se unë e ka vuajtur këtë, çfarë duan që unë të mos fle në gjumë”, u shpreh këngëtarja.

“Unë e pranoi shakan, këtu kanë vuajtur tre veta nga kjo, edhe Arjola vet e vuan këtë gjë, jo është dashur të thotë menjëherë, janë më të mëdhenj se unë, edhe një 16-vjeçar nuk e mendon këtë”, ka thënë Fifi.

Në anën tjetër, Sabiani u mundua ta qetësoi duke i qëndruar afër.

Ndërkohë, kujtojmë që sonte (e premte) pritet eliminimi i njërit prej banorëve të nominuar.

Shpërndaje në: