Nuk do ta besoni por ky vend i jep fund Covid-it, nga 29 shtatori i rikthehet jetës normale

Nuk do ta besoni por ky vend i jep fund Covid-it, nga 29 shtatori i rikthehet jetës normale

Suedia do të vazhdojë me lehtësimin e kufizimeve të COVID-19, për të çuar vendin drejt normalitetit.

Qeveria ka njoftuar se nga 29 shtatori nuk do të ketë më pengesa për hyrjet në restorante, teatro apo stadiume, dhe do të hiqet rekomandimi për zhvillimin e punës nga shtëpia.

“Shoqëria jonë gjendet në një pozicion të ri, më të mirë. Po hedhim hapin drejt kthimit te jeta e përditshme normale dhe çlirimit të shoqërisë nga kufizimet,” tha ministrja suedeze e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Me shumicën e të rriturve të vaksinuar, Suedia ka bërë një tjetër hap në luftimin e pandemisë. Ndërsa është parë që infeksionet janë rritur javët e fundit mes përhapjes së shpejtë të variantit më ngjitës Delta, vdekjet nga sëmundja kanë mbetur të ulëta.

Suedia ka treguar vazhdimisht një qasje ndryshe në trajtimin e pandemisë, duke shmangur bllokimet e forta dhe duke i lënë në dorë të qytetarëve çështje të tilla si distancimi shoqëror dhe higjiena.

“Njerëzit e vaksinuar mundet në parim të jetojnë normalisht pas 29 shtatorit. Të pavaksinuarit vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga sëmundja dhe kjo ka për të qenë shqetësuese kur jeta e përditshme të kthehet në normalitet,” lajmëroi kreu i Agjencisë së Shëndetit Publik.

Suedia aktualisht përdor certifikatën dixhitale të BE-së për udhëtimet por nuk aplikon rregulla të veçanta për të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit si shumë vende të tjera europiane.

Shpërndaje në: