Nuk do ta harroj kurrë këtë vit

Nuk do ta harroj kurrë këtë vit

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale është shprehur i lumtur me triumfin në Ligën e Kampionëve që Real Madridi e arriti në sezonin e kaluar, si dhe me paraqitjet e mira me kombëtaren e tij në Euro 2016.

Uellsiani thotë se nuk do ta harrojë kurrë këtë vit, i cili ishte mjaft i suksesshëm për të.

“Të fitosh Ligën e Kampionëve me Real Madridin ishte gjëja më e madhe për mua në sezonin e kaluar”, deklaroi Bale.

“Ishte sezon i gjatë dhe i vështirë, por ne luftuam shumë dhe e fituam atë që kërkonim ta fitonim”.

“Për mua, ai ishte një sezon i madh dhe jo vetëm për klubin. Ne kemi pasur një Europian të madh, kështu që unë nuk do ta harroj këtë vit”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: