“Nuk do të luash kurrë për United” – si reagoi Ferguson pasi pa lojtarin e tij me fanellën e City
Sir Alex Ferguson kishte vendosur një mentalitet të jashtëzakonshëm në dhomat e zhveshjes së Manchester United.
Një nga “rregullat” e Ferguson ishte i lidhur edhe me shkëmbimin e fanellave në derbin e qytetit.
Një herë, ishte Ruud van Nistelrooy që kishte përfunduar i shkatërruar nga fjalët e Fergie, pikërisht për një ngjarje të tillë, tregon Ferdinand.
“Ne u mposhtëm 3:1 në Maine Road, me Goater që shënonte dy gola. Ishte derbi i parë që luaja dhe e vura re sa rëndësi kishte në dhomën e zhveshjes”, ka thënë Ferdinand, transmeton Periskopi.
“Ruud van Nistelrooy, që asokohe ishte zot, erdhi me një fanellë të City në dorë dhe më kujtohet si Sir Alex Ferguson shpërtheu ndaj tij. E shkatërroi duke i thënë: Nëse përsëri shoh ndonjë nga ju të ecin me fanellën e City, nuk do të luani kurrë për këtë klub. Kështu ishte ai. Atëherë u ula dhe mendova ‘kjo është ndeshje e madhe apo jo’” ka bërë të ditur Rio.
Nuk është kjo historia e vetme Fergie-lojtarë. Sigurisht ajo me David Beckham vazhdon të jetë më e çmendura. /Periskopi/