Nuk do t’i mbani të qeshurat kur e shikoni këtë video: Reagimi i prezantuesit të motit kur zbulon ekranin me “Screen Touch”

Nuk do t’i mbani të qeshurat kur e shikoni këtë video: Reagimi i prezantuesit të motit kur zbulon ekranin me “Screen Touch”

Meteorologu i WLS-TV-së me bazë në Chicago, Greg Dutra, po jepte parashikimin e motit gjatë mëngjesit të së enjtes, kur zbuloi një gjë që atij në ekran iu duk interesante në pajisjen prapa tij.

Gjatë transmetimit drejtpërdrejtë, Dutra po tregonte duke bërë lëvizje me dore në hartën pas tij, se ku do të ketë të reshura shiu, kur papritmas e lëvizi hartën me gishtin e tij, në televizorin prapa tij.

Këtë moment të vështirë gafe, veterani 15-vjeçar i transmetimit të parashikimit të motit, arriti ta kthejë në një moment humori, të cilit iu bashkëngjit edhe kolegu i tij, prezantuesi i lajmeve, Terrell Brown.

“Oh, e zhvendosa hartën, nuk e dija se mund ta bëja këtë! Kjo është një ditë e madhe”, ka thënë Dutra teksa ndryshonte veçoritë e hartës, duke zmadhuar dhe zvogëluar.

Për këtë moment, Dutra ka shkruar më vonë edhe në Twitter, ku tha se ajo që ndodhi nuk ishte diçka e planifikuar, duke shtuar se deri në atë moment nuk ishte në dijeni që televizori është ekran me prekje.

Shpërndaje në: