Nuk duron Sergio Roberto: Nuk e kuptoj, nuk i dinë rregullat apo çfarë?

Nuk duron Sergio Roberto: Nuk e kuptoj, nuk i dinë rregullat apo çfarë?

Sergio Roberto ka shpërthyer pas ndeshjes, duke aluduar në gabimin e gjyqtarit në rastin e penalltisë dhe golit të anuluar.

Inter ka mposhtur Barcelonën 1:0 dhe ka marrë tre pikë të mëdha në Champions League, për të vazhduar shpresën për kalimin tutje.

Pas ndeshjes, Roberto tha se Barcelona do ta fitojë ndeshjen në javën e ardhshme.

“Nuk e kuptoj. Ata nuk i dinë as rregullat e prekjeve të topit me dorë. Na anulojnë golin pas një prekje me dorë dhe pastaj nuk sinjalizojnë të njejtën situatë në favorin tonë. Është një mundësi që ne humbasim këtu – por kemi një lojë tjetër, pas një javë në Camp Nou. Ne e dinim se duke fituar këtu dhe më pas në shtëpi e kishim bërë klasifikimin. Nuk ndodhi kështu, por mendoj se në Camp Nou do ta arrijmë fitoren”, tha ai pas ndeshjes për Marca.

Shpërndaje në: