‘Nuk e dorëzoj veriun’. ‘Ti me Radojçiqin‘: Nuk kursehen në fjalë me njëri-tjetrin Kurti dhe Haradinaj

‘Nuk e dorëzoj veriun’. ‘Ti me Radojçiqin‘: Nuk kursehen në fjalë me njëri-tjetrin Kurti dhe Haradinaj

Replika të ashpra janë shkëmbyer mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka akuzuar Kurtin se me aksionet në veri, ka gabuar. Madje sipas tij, ‘aksionet kanë fuqizuar strukturat kriminale në veri.

Këto janë disa nga replikat më të ashpra që i përcjell Periskopi:

Kurti: Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur Ramush Haradinaj e priste në zyrë Milan Radojiciq. Nuk e rrezikon veriun policia, veriun e rrezikojnë kriminelët dhe bashkëpunimi me politikanë të të gjitha ngjyrave.

 Fjala e deputetit Haradinaj është sulm ndaj moralit të policit të Kosovës. Morali I policit të Kosovës është shumë i lartë.

Haradinaj: Unë i besoj ushtarit të Kosovës, unë frikën e kam te ti kryeministër, që ti qëllimshëm i ke ndërmarrë dy veprime që me u forcu kriminelët në veri. Kaq.

Kurti: Kriminelët në veri, strukturat ilegale kurrë nuk kanë qenë më të frikësuara se tash. Nuk dorëzohet veriu. Mos ngjallni dilemma te polici kur shkon herën e ardhshme në veri, se kushedi pse t’ka çu Albini atje. /Periskopi

 

Shpërndaje në: