Nuk e kemi ditur: Dy Zelensky në jetën e Putinit – Njëri armik, tjetri dhëndër

Nuk e kemi ditur: Dy Zelensky në jetën e Putinit – Njëri armik, tjetri dhëndër

Vajza e Vladimir Putinit, Katerina Tikhonova, ka një të dashur që quhet Zelensky, e që është mbiemri i njejtë si i presidentit ukrainas,  sipas disa raporteve, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Sanksionet kundër 35-vjeçares- të vendosura pas pushtimit të babait të saj ndaj Ukrainës- i kanë pamundësuar asaj fluturime të rregullta nga Moska drejt Munihut për të jetuar me të dashurin e saj të ri, gjatë së cilëve ajo duhet të jetë e shoqëruar me roje të shërbimeve sekrete ruse.

Partneri i ri i saj- me të cilin ajo ka një vajzë 2-vjeçare- quhet Igor Zelensky, 52-vjeçar, që është një balerin profesionit dhe një regjisor i njohur që deri së fundmi kishte drejtuar Baletin Shtetëror të Bavarisë.

Zbulimi erdhi pas një hulumtimi nga portali i pavarur rus i lajmeve IStories në bashkëpunim me gazetën gjermane, Der Spiegel.

Zelensky- që është rus por me prejardhje nga Gjeorgjia dhe besohet se nuk ka lidhje gjaku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky- u largua nga baleti bavarez muajin e kaluar, që duket se erdhi për shkak të refuzimit të tij për ta dënuar luftën e përgjakshme të Putinit kundër Ukrainës.

Raporti thotë se një burim i Der Spiegel nga baleti bavarezë, i pyetur rreth ish-udhëheqësit të saj, menjëherë u përgjigj se Zelensky “ka shumë gjasa të jetë i dashuri i vajzës së Putinit” edhe qysh para se ata të ishin pyetur rreth lidhjeve të tij familjare. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: