Nuk e lëshon lehtë kovidi Messin, shtyhet rikthimi i tij edhe mëtutje

Nuk e lëshon lehtë kovidi Messin, shtyhet rikthimi i tij edhe mëtutje

Lionel Messi nuk do të jetë i disponueshëm për PSG-në edhe për ndeshjen e radhës, pasi shërimi i tij nga Covid-19 nuk po shkon ashtu siç pritej.

Ylli argjentinas nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj Brest në Parkun e Princave, njoftoi sot trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino.

34-vjeçari mungoi në barazimin 1:1 ndaj Lyonit të dielën e kaluar kur Ligue 1 u rikthye nga pushimi dimëror.

Messi ishte infektuar me koronavirus gjatë qëndrimit të tij ne Argjentinë.

Messi deklaroi në rrjetet sociale të enjten se i ka marrë më shumë kohë sesa pritej për t’u përmirësuar por ai është pothuajse gati me mezi po pret rikthimin në fushë.

Pochettino tha se Messi mbetet nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të ekipit. Klubi tha të premten se Messi “do t’i bashkohet gradualisht skuadrës javën e ardhshme”.

Shpërndaje në: