Nuk është Arjen Robben, është Meris Maliqi nga Gjilani

Nuk është Arjen Robben, është Meris Maliqi nga Gjilani

Meris Maliqi, është një nga talentet më të përfolur në futbollin kosovar, i cili premton shumë për t’u bërë emër i njohur i sportit numër një në botë, shkruan Periskopi.

Djaloshi nga Gjilani është pjesë e Dritës U15 dhe është duke i fascinuar të gjithë me paraqitjet e tij.

Në ndeshjen e fundit kundër SF Presingu,  Maliqi ka arritur të shënoi një super gol dhe ka realizuar gjithashtu një asist.

Ndeshja e fitoi ekipi “bardhekaltër” me rezultat 3-0.

Gjithashtu, Merisi ka edhe një ëndërr dhe ajo është që kur të rritet të vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës apo të Shqipërisë.

Gjithsesi, mbajeni mend këtë emër!

Më poshtë mund ta ndiqni euro golin e Merisit: /Periskopi/

Shpërndaje në: