Nuk është “fore me gjakovarë”: Vëllai i kërkon motrës para, ajo e lajmëron në Polici

Nuk është “fore me gjakovarë”: Vëllai i kërkon motrës para, ajo e lajmëron në Polici

Mëngjesi i ditës së fundit të vikendit, e diele 2 maj, ka qenë jo aq i mbarë për një familje nga komuna e vogël e Gjakovës.

Një motër e ka raportuar në Polici të vëllain e saj pasi ky i fundit i ka kërkuar para.

Ajo i ka thënë Policisë se i vëllai i kërkoi para asaj për të blerë substanca narkotike, pasi që siç ka raportuar ajo, ai dyshohet se është konsumues i tyre, përcjell Periskopi.

Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes, por i dyshuari nuk ka qenë i pranishëm.

Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor – thuhet në raportin e Policisë, por ku nuk bëhet e ditur nëse ka pasur dhunë në rast.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje në: