“Nuk është një avion” – UFO mbi Gjermaninë perëndimore (Video)

“Nuk është një avion” – UFO mbi Gjermaninë perëndimore (Video)

Banorët e Gjermanisë perëndimore dhe të Francës kanë raportuar për zbulimet e një vije të ndritshme misterioze që varionte nga qielli.

Organizata Ndërkombëtare e Meteoreve (IMO) pranoi rreth 1,450 raporte për zbulimet e objektit të paidentifikuar të fluturimit nga publiku, në provincat gjermane të Bayernit dhe Baden-Württemberg dhe rajonit francez të Grand Est, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

‘It’s no aircraft’: UFO over western Germany baffles Twitter (VIDEO)

Ata që panë lëmshin e zjarrtë nga toka, vendosën fotografi në mediat sociale duke përdorur hashtag #Sternschnuppe, që do të thotë “gjuajtja e yllit”.

Një analizë e objektit nga ish-presidenti i IMO’së Dr. Jürgen Rendtel i Institutit Leibniz për Astrofizikë në Potsdam e lidhi ngjarjen me breshërinë e meteorit të  Tauridit, i cili ndodh çdo tre vjet. Breshëri sjelli mbetjet e kometave Concke dhe 2004 TG10 në atmosferën e tokës, ku ata mund të shihen si një vijë e ndritshme.

Një zëdhënës për kontrollin e trafikut ajror gjerman tha për Stuttgarter-Zeitung: “Për momentin mund të themi se nuk ishte një avion”.

Lëmshet e zjarrta të tjera janë zbuluar mbi Bordeaux në Francë dhe në shtetin amerikan të Arizonës, por ata kanë qenë të palidhura me ngjarjen Taurid për shkak të trajektores së tyre të pjerrët.

Videoja e ngjarjes së Arizonës gjithashtu është postuar në internet./Periskopi/

Shpërndaje në: