Nuk është siç e keni mësuar? Standarti i ciklit menstrual nuk është 28 ditë

Nuk është siç e keni mësuar? Standarti i ciklit menstrual nuk është 28 ditë

Është një prej atyre gjërave që na u është thënë vazhdimisht, nga mjekët në shkolla dhe gjithkah: “cikli mesatar menstrual është 28 ditë”.

Ideja e kësaj “norme” bënë që shumë gra të shqetësohen se diçka e keqe është duke ndodhur në trupin e tyre nëse nuk janë me kohë.

Por duket se cikli 28 ditor nuk është aspak standarti i kësaj. Në fakt është shumë e rrallë të keni një cikël të tillë, raporton “Metro”.

Një hulumtim i ri i dal nga “Natural Cycle” kanë gjetur se se vetëm 13% e grave ndodh që  të kenë ciklin mesatar për 28 ditë.

Gjatësia e ciklit menstrual është në fakt 29.3 ditë. E dimë që nuk duket diferencë e madhe. Por, e vërteton atë se sa pak hulumtime dhe dije janë bërë rreth ciklit menstrual dhe ne deri më tani i besojmë si dije të përgjithshme edhe nëse nuk janë të vërteta.

Ky studim ka qenë njëri prej studimeve më të mëdha sa i përket hulumtimeve të për ciklin menstrual. Po ashtu, hulumtuesit dhe shkencëtarët japin një mesazh, duke thënë se: edhe nëse nuk e keni një cikël rigjid prej 28 ditësh, nuk është nevoja të keni panik dhe të shqetësoheni, është totalisht normale.

Shpërndaje në: