Nuk gjeti vend në Evropë por Super Liga po formohet në Brazil: Një miliard investim nga ShBA

Nuk gjeti vend në Evropë por Super Liga po formohet në Brazil: Një miliard investim nga ShBA

Brazili e provon sërish: pas projektit Clube dos 13 që nuk arriti kurrë të realizohet, revolucioni i kampionatit këtë herë duket shumë më afër.

Kjo falë 1 miliard dollarë (rreth 900 milionë euro) investimesh që vijnë nga Shtetet e Bashkuara me të cilat kampionati brazilian dëshiron të bëhet më tërheqëse si ekonomikisht ashtu edhe për spektatorët e huaj, edhe falë ndihmës së figurave si Rick Parry, drejtori i parë ekzekutiv i Premier League.

Objektivi fillestar i vitit 2022 është hedhur poshtë sepse tani është shumë afër por gjithçka është vendosur për vitin 2023, siç shkruan Sportico: flasim për një kampionat të mbyllur apo gjysmë të mbyllur në stilin e ligave të Amerikës së Veriut.

Ekipi i Parry përfshin gjithashtu figura të tilla si ish-punonjës të Espn ose Charles Stillitano, bashkëthemelues i Relevent Sport (agjensi promovuese e ngjarjeve sportive).

Sipas Julio Casares, presidenti i San Paolos, kjo duket koha e duhur për një ‘Premier League braziliane’: “Dallimi është mundësia për të pasur drejtues të mëdhenj me përvojë në operacione të këtij lloji. Kështu që ne do ta bëjmë kampionatin brazilian një kampionat fantastik”.

Shpërndaje në: