Nuk harrohet momenti kur vajza e ringut në UFC u mbulua si shenjë respekti për myslimanin Khabib

Nuk harrohet momenti kur vajza e ringut në UFC u mbulua si shenjë respekti për myslimanin Khabib

Khabib ka bazament stabil që të etiketohet si më i miri në histori të UFC-së, pasi dominoi çdo kundërshtar të mundshëm në Oktagon, para se të pensionohej me një bilanc 29-0-0.

Nëse ekziston diçka që Khabibi e merr më seriozisht se luftën në kafaz, duhet të jetë feja, transmeton Periskopi.

Ai e ka bërë shumë të qartë përkushtimin e tij ndaj fesë në disa raste, teksa ia dedikoi fitoret Zotit, duke e riafirmuar qëndrimin e tij në rrjetet sociale.

Khabib njëherë madje ishte futur në një debat me trajnerin e Conor McGregorit, John Kavanagh rreth një shakaje fetare që ky i fundit kishte bërë.

Shumë njerëz e admirojnë Khabibin për aftësitë në Oktagon dhe besimin fetar, por komentet e tij të fundit për vajzat e ringut nuk janë pritur shumë mirë, pavarësisht faktit se janë bërë qartazi për shkak të fesë që praktikon.

Rusi e quajti traditën si të ‘padobishme’ dhe gjithashtu potencoi si e bënin atë të ndiheshin jo rehat, sidomos kur ishte në prani të babait.

Është diçka të cilën ai nuk dëshiron t’ia imponojë vetes, që është e drejtë e tij natyrisht, por mënyra si ai iu adresua qështjes nuk ishte shumë respektuese për qindra vajza të ringut të përfshira në sportin luftarak.

Në fakt, vajzat e ringut në të kaluarën kanë treguar respekt të madh për të.

p1fegi6pn6fsi1tl91r7ef3gda5j.jpg

Kur Khabibi ishte prezent në një event promovimi, një prej vajzave të ringut, Anna Galonchkina e mbuloi veten në mënyrë që ish-kampioni i kategorisë së lehtë të ndihej rehat.

Kur u pyet për situatën, ajo kishte thënë: ”Ai nuk është vetëm atleti më i mirë, por gjithashtu burri për mua!

”Ai është krenari për Rusinë dhe luftëtar i madh i MMA.

”Natyrisht, mysafirët e eventit ishin të shokuar kur panë një vajzë ringu duke veshur një fustan të gjatë aq shpejtë.

”Respektoj pikëpamjet dhe fenë e Khabibit dhe nuk desha ta bëja atë të ndihet jo rehat.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: