Nuk ia kalon as Arsenali, Man United është skuadra me më së shumti humbje në CL nga Anglia

Nuk ia kalon as Arsenali, Man United është skuadra me më së shumti humbje në CL nga Anglia

Manchester United ka humbur më shumë ndeshje të Ligës së Kampionëve sesa çdo klub tjetër i Ligës Premier që kanë luajtur në këtë garë.

Djajtë e Kuq kanë humbur 53 ndeshje në Ligën e Kampionëve, me këtë të fundit të martën.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer luajti në Bern të Zvicrës, me Young Boys.

Mega ylli i kthyer Cristiano Ronaldo shënoi në pjesën e parë, duke shënuar golin e tij të tretë në vetëm dy ndeshje. Dukej si një fitore rutinë për United, por fatkeqësia skuadra u goditi në minutën e 35 kur Aaron Wan-Bissaka u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë.

Kjo ndryshoi rrjedhën e lojës dhe Young Boys pastaj mori fitoren me dy gola të shënuar.

Pavarësisht raportit me humbjet, në anën tjetër sa i përket përqindjes së fitoreve, “Djajtë e Kuq” kanë ecurinë e dytë më të mirë.

Man Utd ka fituar 121 ndeshje të Ligës së Kampionëve nga 231 ndeshjet e luajtura, duke pasur një raport mbresëlënës fitores prej 52.3 për qind.

Rivalët e Man Utd, Manchester City, kanë raportin më të mirë të fitoreve nga të gjitha klubet e Ligës Premier që kanë luajtur në Ligën e Kampionëve.

Qytetarët kanë luajtur 90 ndeshje, kanë fituar 49, kanë barazuar 16 dhe kanë humbur 25 – me një raport fitoresh prej 54.4 për qind.

Edhe Chelsea ka një rekord mjaft mbresëlënës. Blutë kanë luajtur 178 ndeshje, duke fituar 90 prej tyre dhe duke humbur 38 herë.

Për të mos përmendur që ata kanë shënuar 302 gola në këtë garë, 87 më pak se numri i golave ​​të United, por në 53 ndeshje më pak.

Shpërndaje në: