Nuk ishin protestuesit: Policia amerikane kapet duke thyer xhamat e një ndërtese (Video)

Nuk ishin protestuesit: Policia amerikane kapet duke thyer xhamat e një ndërtese (Video)

Një llogari në Instagram e quajtur “Iameli hendrixx” ka shpërndarë një video ku shfaqen disa policë derisa bëjnë thyerje të xhamave në një ndërtesë me mbishkrimin “kjo duhet të bëhet virale”.

Në videon në fjalë nuk shihet asnjë protestues i vetëm, derisa qartë vërehet një polic duke thyer xhamat e ndërtesës krahas disa policëve të tjerë që po rrinin dhe po e shikonin, shkruan Periskopi.

“Shumë të ndyrë… asnjë protestues nuk duket në horizont!” – ka shkruar llogaria që ka shpërndarë videon.

Kujtojmë se protestat në ShBA janë bërë shumë të dhunshme gjatë ditëve të fundit, me shumë ndërtesa që janë dëmtuar duke iu vënë zjarri prej protestuesve.

Edhe presidenti amerikan Trump ka qenë i ashpër ndaj tyre, duke i kërcënuar së fundi edhe me përdorim të ushtrisë.

Këto protesta u nisën pas vrasjes nga policia të qytetarit me ngjyrë George Floyd, derisa protestuesit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për të dhe përfundim të racizmit sistematik në ShBA./Periskopi  

 

View this post on Instagram

 

MAKE THIS GO VIRAL‼️

A post shared by Chicago #066 (@iameli_hendrixx) on

Shpërndaje në: