Nuk ishte vetëm momenti i kartonit të kuq – Nunez dhe Andersen u konfrontuan disa herë

Periskopi.com Sporti

Darwin Nunez u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e dytë në Premierligë ndaj Crystal Palace.

Takimi u mbyll me rezultatin final në 1:1, e Nunezin e lëshuan nervat në një kontakt të fundit me mbrojtësin e Crystal Palace, Jachim Andersen, shkruan Periskopi.

Për veprimin e tij, Nunez u ndëshkua direkt me karton të kuq nga gjyqtari, gjë që do i kushtojë me tri ndeshje mos-lojë.

Por, nuk ishte vetëm ai moment kur Nunez dhe Andersen u pëleshën mes veti.

Andersen gjatë gjithë kohës provokonte sulmuesin e Liverpoolit dhe ky i fundit ra ‘pre’ e tij.

Shikoni momentin në video:

VIDEO