Nuk iu lejua as t’u thotë lamtumirë lojtarëve: Detaje nga mënyra brutale si Abramovich e shkarkoi Lampardin

Nuk iu lejua as t’u thotë lamtumirë lojtarëve: Detaje nga mënyra brutale si Abramovich e shkarkoi Lampardin

Zbulohen detaje nga mënyra brutale si Roman Abramovich e shkarkoi Lampardin

Koha e Frank Lampardit si trajner i Chelseat ka përfunduar.

Ikona e ‘Stamford Bridge’ u shkarkua të hënën pas një ecurie prej pesë humbjeve në tetë ndeshjet e fundit të ligës, transmeton Periskopi.

Kjo pavarësisht se ai arriti të sigurojë fazën e eleminimit direkt të Champions Leagues dhe rrethin e pestë të FA Cup. Në fakt, vetëm 50 ditë më parë, Chelsea ishte në krye të tabelës së Premier Leagues.

Lampard është detyruar të paguajë për shpenzimet 250 milionëshe të verës në futbollistë si Kai Havertz, Timo ëerner dhe Hakim Ziyech.

Roman Abramovich zakonisht nuk e sheh të nevojshme t’i justifikojë fare shkarkimet që i bën, por ai kontriboi në komunikatën e Chelseat me një koment.

p1est5voeb1n1aa3ogibse6te3b.jpg

”Kam marrëdhënie perfekte me Frankun dhe respekt të pamasë për të,” tha Abramovich.

”Ai është njeri me integritet madhështor dhe ka pasur etikën më të lartë të punës. Ai është ikonë e rëndësishme e klubit dhe statusi i tij mbetet i paprekur. Ai gjithmonë do të mirëpritet në ‘Stamford Bridge’.”

Komente prekëse, ndoshta, por një që nuk përkon fare në mënyrën si u shkarkua Lampard, e që është brutale më e pakta që mund të themi.

Sipas ‘Sky Sports’, 42-vjeçarit nuk iu lejua as t’u thotë lamtumirë futbollistëve në ‘Cobham’.

”Ai me shumë gjasë mendoi se do t’i jepej më shumë kohë marrë parasysh se është legjendë e Chelseat, marrë parasysh faktin se ai u mundua të bënte atë që i kishte thënë klubi në lidhje me futbollistët e rinj… Dhe kaloi sezonin e parë pa ndonjë transferim të madh apo çfarëdo transferimi, në fakt,” shpjegoi Gary Cotterill.

”The Sun” shton se takimi në të cilin iu tha Lampardit se kontrata e tij do të shkëputej zgjati vetëm 30 minuta.

Derisa ishte vendimi i Abramovichit, ishte Bruce Buck dhe drejtoresha Marina Granovskaia ata të cilën e përfaqësuan atë në dhomën e bordit në ora 9:00 paradite.

Hierarkia fillimisht kishte konsideruar se Chelsea ishte në rënie pas humbjes 3-1 nga Arsenali në ‘Boxing Day’.

Goditja e fundit erdhi në fitoren kundër Luton në FA Cup, kur ëerner humbi një penallti – kjo raportohet se ndikoi edhe më shumë që të binte besimi i Abramovichit në skuadër. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: