‘Nuk jemi punëtorë të kallxo pikë komit, nuk shkojmë në veri sa herë t’do Jeta Xharra’ – Pse u ashpërsua kështu Bislimi?

‘Nuk jemi punëtorë të kallxo pikë komit, nuk shkojmë në veri sa herë t’do Jeta Xharra’ – Pse u ashpërsua kështu Bislimi?

Në një intervistë për kallxo.com, kishte një përplasje lidhur me atë se pse qeveria nuk bën aksione në veri, për ‘arrestimin e strukturave paralele’.

Xharra e ka pyetur Bislimin edhe për keqpërdorimin e rrymës në veri, për prodhimin e kriptovalutave – bitcoin.

Mirëpo, Bislimi i tha se Qeveria nuk bën aksione kur të dojë ‘Jeta Xharra dhe se nuk janë punëtorë të kallxo.comit’.

Ja pjesa e përballjes mes tyre:

Bislimi: E kam një përshtypje që krejt pyetjet tua janë pse s’po ndërhyni këtu, pse s’po shkoni këtu si ne vetëshërbim, hin mere këtë, hin mere ketë. Pse s’po krijon tensione këtu, pse s’po krijon tensione këtu?

Xharra: Njerëzit janë tuj e vjedhë rrymën, pse qita hajna që po e vjedhin rrymën, që s’janë serbë krejt, shqiptarë, po t’ves pse s’po i ndjekni?

Bislimi: Nuk shkojmë për bitcoin në Bruksel

Xharra: Mirë pse spo shkoni me bo aksion?

Bislimi: Kemi me shku bre, po nuk shkojmë na kur Jeta Xharra mendon që duhet me shku, shkojmë kur MPB mendon që duhet me shku.

Xharra: Mirë, po ka 6 muaj që kallxo përnime e ka raportu.

Bislimi: Po nuk jemi punëtorë të kallxo.comit që me shku kur të thonë me shku.

Xharra: Nuk jeni punëtorë të kallxo.com por jeni punëtorë të qytetarëve. Kallxom a ka naj hajni të madhe që u zgjidhë qe 9 muaj, se unë s’po shoh./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: