Nuk ka dilema: Kurti thotë se opozita qëndron prapa Rrahman Jasharajt

Nuk ka dilema: Kurti thotë se opozita qëndron prapa Rrahman Jasharajt

Kryeministri Albin Kurti tha kështu në Kuvend:

Kërcënim apo shantazh se i dua për cdo muaj kaq para derisa të kalojë projektligji është i papranueshëm.

Ai 50 euro është realisht më i madh sesa përqindja e rritjes ekonomike kur përkthehet në pagën e mësimidhënësit.

Tjetra është që ne i kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat jo vetëm të një Sindikate dhe jemi përpjekur ti akomodojmë në projektligjin që është në diskutim publik.

Për arsimin jemi kujdesur që të kemi trajtim të barabartë, ti eliminojmë shumë padrejtësi në arsim. Kemi paraparë shtesa për mësimdhënësit në bazë të kualifikimit dhe kërkesat e Sindikatës janë adresuar sikur për shembull janë ndarë rreth 1.7 milionë euro të ndahen për mësuesit me sëmundje të rënda.

Tash unë po e mirëmbaj diskutimin në suaza të përgjegjësisë së qeverisë edhe të racionalitetit mendor, kjo është detyra ime.

Unë nuk kam inat dhe as urrejtje ndaj asnjë sindikalisti dhe nuk është e vërtetë që me SBASHK-un kam pasë marrëveshje dhe jemi përkrahur.

E vërteta është e kundërta, më 2017, SBASHK-u ka bërë memorandum bashkëpunimi, jo me mua.

Për mu nuk ka dilema që mbështetja opozitare për grevën tregon se për cka këtu bëhet fjalë.

Vetëm që të sulmohet qeveria ka moskokëçarje për shteitn.

Shpërndaje në: