Nuk ka më kthim mbrapsht: Pamje nga sulmi i Iranit ndaj ShBA-ve (Video)

Nuk ka më kthim mbrapsht: Pamje nga sulmi i Iranit ndaj ShBA-ve (Video)

Irani e ka nisur shumë më shpejt se që është menduar hakmarrjen ndaj ShBA-ve, me një sulm të papritur me anë të raketave në një bazë irakiane ku ishin të stacionuar trupat amerikane.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Teherani zyrtar ka vendosur të sulmojë një bazë ajrore të ushtrisë amerikane në Irak të quajtur al-Asad, përcjell Periskopi.

Raportohet se 10 raketa deri tash kanë goditur bazën në fjalë që është fare në afërsi të kryeqytetit, Bagdadit.

Nuk ka ende asnjë të dhënë në lidhje me viktimat, ndërkohë që lajmi është komunikuar edhe te presidenti amerikan Donald Trump dhe te top zyrtarët e lartë të ushtrisë amerikane.

Nuk dihet nëse brenda kësaj baze ka pasur edhe ndonjë kosovar të pranishëm. /Periskopi

Shpërndaje në: