‘Nuk ka të ardhme në një vend ku ministër është Arben Vitia – Ai ka vallëzuar mbi varre’

‘Nuk ka të ardhme në një vend ku ministër është Arben Vitia – Ai ka vallëzuar mbi varre’

Opinionistja, Kimete Berisha me anë të një shkrimi në profilin e saj Facebook, ka kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Berisha ka thënë se një vend nuk ka të ardhme ku ministër është Arben Vitia, i cili, sipas saj, e ka rrëzikuar sigurinë kombëtare dhe ai duhet të hetohet.

“Nuk ka të ardhme një vend ku ministër është Arben Vitia! Dhe nuk ka Drejtësi një vend që nuk e nis procedurën për hetim ndaj tij. Arben Vitia e ka rrezikuar sigurinë kombëtare! Ka vallëzuar mbi varre! Hey.”, ka shkruar ajo, transmeton Periskopi.

Shkrimi i saj i plotë:

Krejt keq!

  1. Kur Angela Merkel vjen në Shqipëri, Vjosa Osmani shkon në Gjermani!

Kjo është metafora e fatit tonë.

Merkel ia dha Vuçiqit komplimentin më të mirë që ekziston e që ky kompliment mund t’u jepet vetem shenjtërive: rrensit më të madh ia dhuroi falas virtytin e besnikëriaê!

Merkel nuk foli për ish-Vuçiqin, por për Vuçiqin aktual.

Serbëve u lejohet të jenë Ish-kriminelë, nëse ndërkohë ‘i përmirësojnë’ sjelljet!

Pse Kosova u bë e neveritshme për botën që e çliroi?

Si ndodhi kjo dhe pse po ndodh sot?

Nuk ka faj Merkel që neve nuk na merr seriozisht. Pyete veten se cilin Institucion të Kosovës duhet ta marrësh seriozisht?

Cilin ministër?

Kur këta për neve s’janë seriozë (sa po munden po ikin shqiptarët nga ky shtet pa të ardhme), pse Merkel u dashka të shoh të ardhme në Kosovën nga e cila ne ikim për të jetuar në vendin e saj!

Kancelarja Merkel e ka vërejtur se serbët e duan veten (dhe i urrejnë shqiptarët e Kosovës),

ndërsa shqiptarët e urrejnë veten (e vjedhin buxhetin e shtetit, shkatërrojnë, paragjykojnë, nuk lexojnë libra, nat e ditë i gjen nëpër kafiteri, merren me intriga, me paragjykime, mashtrojnë, të prejnë në besë, të manipulojnë), dhe nuk e duan askënd (armikut serbc, shqiptarëtvnuk po i bëjnë as intriga, as nuk po i bëjnë propagandë, as nuk po e vjedhin, as nuk po e shkatërrojnë, as nuk po e paragjykojnë, as nuk po e çojnë në burg armikun serb.

Po e çojnë veten në burg.

Pra: shqiptarët: E urrejnë veten, nuk e duan askënd! Kurse serbët: E duan veten, dhe i urrejnë shqiptarët!

  1. Presidentja si zakonisht, edhe dje ka qenë tepër nervoz. E ka ajo një sevda të theksuar në nervozë!

Duke folur për shtyrjen e zgjedhjeve, një të dytën herë thoshte:

‘Kam dëgjuar unë fjalë kundra meje’;

Kam dëgjuar unë se persona të caktuar kanë thënë kështu e kështu për mua’;

‘Kam dëgjuar unë fjalë se si demek po ia mbaj anën Vetëvendosjes’!

Nuk ke dëgjuar fjalë nëpër korridore e nëpër sokak oj zonjë, por ke lexuar shkrime konkrete, jo nga persona të caktuar, por nga gazetarë me emër e mbiemër.

Pse po e krijon atmosferën thuajse punon në shërbim informativ, kur krejt i merr vesh, e para!

E ka mërzi kritikën, i urren kundërshtarët, e urren fjalën e lirë dhe sillet si e dyshimtë, thuajse Ne jemi munduar tinëz saj të shkruajmë për të, por kjo na ka zbuluar, se i ka treguar dikush, ka dëgjuar fjalë…asaj asgjë nuk i shpëton pa e hetuar!

Nuk je detektive, por je Presidente, s’di pse veç Presidentja ende nuk është e bindur se është Presidente.

Vjosa Osmani nuk e meriton të jetë Presidente, jo pse anon kah Vetëvendosja, por sepse ke probleme me zemërimin.

Zemërimi (mllefi) është armiku më i madh, të bën të dukesh nevrike, skandalose, e ‘shtirë dhe e paparashikueshme!

Të bën që njerëzit të frikësohen dhe të ikin prej teje!

  1. Edhe Albin Kurti (si Vjosa) vazhdiimisht sillet sikur po lufton për ta marrë pushtetin, të cilin e ka.

Për dallim nga Vjosa, Albini është i kompozuar dhe e menaxhon mllefin!

Tjetër gjë që tingëllon si gramafon i shekullit të kaluar, pra fjalët e tij nuk kanë lidhje me realitetin, as në kohë, as në hapësirë!

Për shembull: Flet për reciprocitet me Serbinë, kurse në të njejtën kohë ia heq Serbisë edhe taksën për tullat!

Ti a përnjëmend po kujton se shqiptarët janë budalenjëva?

Ti a vërtetë mendon se ka dashuri të pakushtëzuar, se i ke privatizuat votuesit, dhe i ke bërë për vete përgjithmonë!

Ti mendon se premtimi është monedhë me të cilin blen vota!

Ti nuk e di se shumë veta janë penduar që të kanë votuar!

Njeriu i vë vetes kushte, jo Ty!

Njeriu nuk ia fal gabimin vetes-Jo Ty!

Njeriu nuk ia fal tradhtinë vetes-Jo Ty!

Shqiptarëve u ke premtuar lumturi. U ke premtuar punë dhe zhdukje të varfërisë. Tash po të shohin duke i punësuar familjarët e ministrave.

  1. Unë s’jam kundër që Keyeministri Kurti të jetë i suksesshëm, Zoti na ruajt, por jam e sigurt se lëre që s’do të jetë i suksesshëm, por do të jetë i urryer.

Do të jetë i urryer, sepse i ka mashtruar votuesit me dashuri, me besnikëri, me premtime të rreme.

Pra, virtytet më të larta njerëzore i ka shfrytëzuar si mjete të manipulimit. Prandaj do të jetë i urryer.

Mjafton të dish shkrim-lexim për ta kuptuar se Kryeministri nuk e bën atë që e thotë, dhe nuk e thotë atë që e bën!

P.S.

Nuk ka të ardhme një vend ku ministër është Arben Vitia! Dhe nuk ka Drejtësi një vend që nuk e nis procedurën për hetim ndaj tij. Arben Vitia e ka rrezikuar sigurinë kombëtare!

Ka vallëzuar mbi varre! Hey.

Dhe, nëse ka shqiptarë që e shpërblejnë me vota për kasaphane me pandeminë, kjo tregon më së miri pse Merkel na sheh veç si pacientë varfanjakë, dhe jontë denjëvtë na vizitojë.

‘Kno o zogu i malit

se sot jam merzitë’…

 

Shpërndaje në: