Nuk ka të ndalur Milan, fiton pa pikë problemi edhe ndaj Lazios

Periskopi.com Sporti

Milan ka marrë fitoren e tretë radhazi në këtë fillim sezoni në Serie A. Përveç fitores, sinjal i mirë është edhe futbolli i bukur që u aplikua ndaj Lazios së Maurizio Sarrit.

Stefano Pioli ka drejtuar Milanin drejt fitores së radhës, e cila ishte në shtëpi, 2:0 përballë Lazios, shkruan Periskopi.

‘Rossoneri’ ishin dominues që nga fillimi i takimit, ndonëse golin e parë e gjetën tek në minutën e 45’ të takimit.

Ishte Rafael Leao ai që shënoi gol, pas një pasimi të mirë të pranuar prej Ante Rebic.

Milan luajti më mirë edhe në pjesën e dytë dhe arritën të gjenin edhe një tjetër gol. Ishte i madhi Zlatan Ibrahimovic ai që pak minuta pasi u inkuadrua në lojë, dërgoi në rrjetë një top të ardhur nga Rebic.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe bëhet skuadër lidere në Serie A, kurse Lazio mbetet me gjashtë pikë. /Periskopi/